Prokuroria hapi lëndë për kaosin urbanistik në Ohër të konstatuar nga Revizioni

Raporti i Revizionit për Ohrin ka mbërritur edhe në Prokurori. Prokurorët po i shqyrtojnë pretendimet e revizorëve për parregullsitë e konstatuara në punën e Komunës së Ohrit, të publikuara në raportin më të fundit. Është hapur lëndë dhe po ndërmerren veprime verifikuese, transmeton Portalb.mk.

“Enti Shtetëror i Revizionit më 19.12.2025 e ka dorëzuar raportin e revizionit për Komunën e Ohrit në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej nga raporti është përcjellë për veprim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër. Është formuar lëndë dhe po ndërmerren veprime “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin për punën e Komunës së Ohrit për vitin 2024, kanë konstatuar parregullsi dhe mospërputhje të shumta si ndërtime pa leje, komunale të papaguara, shfrytëzim të paligjshëm të hapësirave publike dhe plane urbanistike të pa miratuara.

Këto dobësi u publikuan në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, para skadimit të afatit për përgatitjen e raportit për gjendjen në Rajonin e Ohrit, i cili duhet t’i dorëzohet UNESCO-s deri më 1 shkurt.

Organizata botërore do të vlerësojë nëse janë zbatuar rekomandimet dhe sa janë tejkaluar dobësitë e institucioneve për mbrojtjen e liqenit dhe rajonit.

Komiteti për Trashëgimi Botërore vitin e kaluar i dha Maqedonisë edhe një shans për zbatimin e rekomandimeve të misionit monitorues. Për shkak të ndërtimeve të shumta pa leje, zhvillimit urban pa kontroll, mangësive në planifikimin hapësinor dhe projekteve të mëdha infrastrukturor. Rajoni i Ohrit rrezikon të shpallet trashëgimi kulturore në rrezik.

Komuna e OhritProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV