Produktet që eksportohen dhe importohen më së shumti nga Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 ka deficit të tillë tregtar sa mbulimi i importit me eksport është vetëm 70.3 përqind. Në këtë periudhë ka pasur rënie të eksportit dhe importit në vend, transmeton Portalb.mk.

“Në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e ulëses nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse”, raportoi Enti shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2024, Maqedonia e Veriut ka shënuar deficit tregtar në vlerë prej 3.2 miliard euro.

“Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike”, sqaroi Enti.

Maqedonia e Veriut më së shumti shkëmbim tregtar kryen me Gjermaninë, Britaninë, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

DoganaDrejtoria e doganave RMVEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiEksportImportTregtar(e) Tregti