Polonia do t’i vërë një baze të re ushtarake emrin e Trumpit

Polonia po përgatitet për ndërtimin e një baze të re të përhershme ushtarake të SHBA-së, e cila, nëse projekti merr miratimin përfundimtar, mund të mbajë emrin “Fort Trump”, transmeton Euronews.

Deklarata është bërë nga zyrtari polak Karol Nawrocki, i cili tha se përgatitjet për infrastrukturën e bazës kanë nisur tashmë, ndërsa vendimi përfundimtar për realizimin e projektit është, sipas tij, vetëm çështje kohe.

Nawrocki shprehu shpresën që baza të jetë funksionale përpara përfundimit të mandatit presidencial të Donald Trump në vitin 2029.

“Kur të përfundojnë punimet, mendoj se presidenti Trump do të mund të marrë pjesë personalisht në inaugurimin e ‘Fort Trump’ në Poloni”, deklaroi Nawrocki për agjencinë Bloomberg.

Projekti synon të forcojë praninë ushtarake amerikane në Poloni dhe bashkëpunimin e sigurisë mes dy vendeve. Emërtimi “Fort Trump” lidhet me një ide të diskutuar më herët për një prani të përhershme amerikane në territorin polak.

Donald Tramp (Trump)Polonia