Policia e Shqipërisë e shkatërroi një rrjet kriminal që siguronte pasaporta bullgare

Policia e Dibrës së Shqipërisë ka shkatërruar një grup të dyshuar kriminal që merrej me falsifikim dokumentesh për qëllime përfitimi të pasaportave bullgare, në kuadër të operacionit të koduar “Identiteti”, të zhvilluar për rreth një muaj me metoda speciale hetimi. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë shtetasi E. T., 49 vjeç, banues në Sofje të Bullgarisë, ndërsa u proceduan penalisht edhe dy zyrtarë lokalë në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit në automjetin e të arrestuarit, policia gjeti 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara, të cilat i përkisnin 21 shtetasve të ndryshëm dhe dyshohet se do të përdoreshin për pajisjen e tyre me pasaporta bullgare.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, i ndjekur prej rreth 1 muaji, me metoda speciale hetimi. Tentoi të kalonte kufirin me 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare, vihet në pranga 49-vjeçari nga Bullgaria.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara se disa shtetas falsifikonin dokumente të gjendjes civile me qëllim pajisjen e personave të ndryshëm me vërtetime sikur janë banorë të njësisë administrative Ostren dhe më pas këto dokumente do t’i dërgonin në Bullgari, me qëllim pajisjen me pasaporta bullgare, kanë nisur hetimet proaktive, të ndjekura me metoda speciale hetimi, për rreth 1 muaji, për goditjen e këtij grupi”, thonë nga Policia e Shqipërisë.

Në vijim të hetimeve, janë proceduar penalisht edhe N. S., 53 vjeç, administrator i njësisë administrative Ostren në Bashkinë Bulqizë, si dhe B. M., 62 vjeç, ish-administrator i së njëjtës njësi. Dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ata kanë lëshuar dhe falsifikuar dokumente të gjendjes civile në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimin e dokumenteve të huaja për shtetas të ndryshëm.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Si rezultat i hetimeve të kryera, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”, ku, si rezultat, në dalje të PKK Bllatë, u bë ndalimi i shtetasit E. T., 49 vjeç, banues në Sofje, Bullgari. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: N. S., 53 vjeç, banues në fshatin Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë; B. M., 62 vjeç, banues në fshatin Lejçan, ish-administrator i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë. Këta dy shtetas gjatë ushtrimit të detyrës dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke lëshuar dhe falsifikuar dokumente të gjendjes civile për persona të ndryshëm, me qëllim përfitimin e pasaportave të shtetit bullgar. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për idenë”, thuhet në raportin e Policisë.

BullgariaFalsifikimPasaportaShqipëria