Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Ndërkohë që shqiptarët në Kosovë protestojnë prej 17 ditësh kundër vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK-së, protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” zhvilluan këtë të premte një aksion para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, ku kërkuanprocedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së dhe vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, transmeton Euronews.

Protestuesit akuzuan institucionet për zvarritje të projektligjit.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyre. Bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, tha aktivisti Rron Kafegjolli

Kafegjolli iu referua deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se projektligji ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Ai kritikoi ministren Donika Gërvalla-Schëarz dhe ministrin Hekuran Murati, duke thënë se institucionet nuk duhet të mbeten peng i bindjeve apo qëndrimeve personale të tyre.ndërsa i bëri thirrje Qeverisë ta procedojë ligjin pa vonesa.

Prokuroria Speciale e KosovësUshtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)