Peshkopi i Kishës së Anglisë është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual, është edhe anëtar “Dhomës së Lordëve”

Peshkopi i Kishës së Anglisë, Stephen Conway, u arrestua nga autoritetet në Lincolnshire pas dyshimeve për sulm seksual që thuhet se ka ndodhur mes viteve 2018 dhe 2025. Burri, 68 vjeç, po hetohet ende dhe është liruar me kusht, transmeton Portalb.mk.

Ai është peshkop që nga viti 2023.

Duke qenë një figurë e lartë fetare dhe anëtar i Dhoma e Lordëve, peshkopi ka përgjegjësi për klerinë dhe kishat në Anglinë lindore.

Pas arrestimit, ai është përkohësisht larguar nga detyra, ndërsa peshkopi i Granthamit, Nicholas Chamberlain, merr përkohësisht rolin e tij.

Autoritetet e kishës kanë thënë se personat e përfshirë kanë “marrë mbështetje dhe se rasti po ndiqet nga institucionet shtetërore përkatëse”.

Abuzim seksual - PërdhunimAnglia - Britania e Madhe