Pesë shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2023 ka regjistruar një deficit tregtar prej 3.2 miliard euro, përkundër asaj se importi është zvogëluar, ndërsa eksporti është rritur, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut   në vitin 2023 është 512 500 500 000 denarë dhe shënon rritje prej 0.2% në krahasim me  vitin paraprak. Vlera e mallrave të importuara është   686 794 900 000 denarë, që është për 8,1% më pak krahasuar me  vitin paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, Maqedonia e Veriut ka kryer më së shumti shkëmbim tregtar me Gjermaninë, Britaninë, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë, ashtu që 78.7 % e shkëmbimit tregtar është kryer me vendet e BE-së.

DoganimEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiEksportImportTregtar(e) Tregti