Personeli mjekësor është kapur duke pranuar ryshfet, alarmoi Ministria duke paralajmëruar zero tolerancë

Ministria për Shëndetësi ka premtuar zero tolerancë ndaj korrupsionit në sistemin shëndetësor, duke paralajmëruar edhe masa ndaj një rasti në Manastir, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me rastin në ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ku sot një personel mjekësor është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet, Ministria menjëherë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me procedurat ligjore”, deklaruan nga Ministria për Shëndetësi.

Ata dënojnë ashpër çdo sjellje korruptive në shëndetësi, duke premtuar mbrojtjen e dinjitete të pacientëve, ndërkohë presin një hetim institucional.

“Ministria nuk toleron korrupsion dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet për të ruajtur besimin në sistemin shëndetësor”, deklaruan nga Ministria, duke kërkuan bashkëpunim edhe nga qytetarët përmes platformës elektronike “Raporto parregullsi”.

Azir AliuKomisioni për Antikorrupsion RMVKorrupsion - RyshfetMinistria e Shëndetësisë (MSH)