Përmbytje nga reshjet në Manastir, shtëpi dhe oborre nën ujë

Disa shtëpi, oborre dhe objekte ndihmëse në disa lokacione në qytet janë përmbytur pas stuhisë së mbrëmshme që goditi Manastirin, transmeton Portalb.mk.

Zona e Komunës së Manastirit mbrëmë u përfshi nga reshje të rrëmbyeshme që zgjatën rreth një orë, nga ora 20:40 deri në 21:40, ndërsa përmes numrit të emergjencës 112 janë pranuar disa denoncime për dëme.

Nga reshjet u përmbytën disa rrugë, si dhe arteriet kryesore të komunikacionit në qendër të qytetit, ndërsa trafiku u vështirësua.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thanë se ekipet kanë intervenuar në terren.

Kujtojmë se ditë më parë reshjet shkaktuan përmbytje në Shkup.

Komuna e ManastiritManastiriQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVReshje shiu