30 nga 120 deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë, shkruan Portalb.mk.
Në përbërjen e re parlamentare, 16 deputetë shqiptar janë nga Fronti Evropian, 13 nga VLEN dhe 1 nga LSDM.
Deputetët shqiptar vijnë nga zona e parë, e dytë, e pestë dhe e gjashtë zgjedhore, ndërkaq nga zona e tretë dhe e katërt ehe pse kishte kandidatë, asnjë nga deputetët shqiptar nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të marrë mandat.
Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6.
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin