Për herë të parë në portin e Durrësit zbarkoi anija luftarake amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ndalesa e anijes luftarake USS Mount Whitney në Shqipëri, raporton Euronews.

Kjo është hera e parë që një anije e tillë amerikane ndalet në Porto Romano të Durrësit.

“Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, thuhet në njoftim.

AnijeDurrësDurrësiPorti i DurrësitShqipëriaShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)