NATO do të mblidhet lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë, bëri të ditur të dielën për Anadolu një zyrtar i aleancës ushtarake, shkruan Anadolu Agency.

Zyrtari tha në një deklaratë me shkrim se takimi do të zhvillohet në kuadër të konsultimeve të rregullta mes aleatëve.

Autoritetet polake njoftuan se më 20 nëntor, gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, tri objekte hynë në hapësirën ajrore të vendit dhe ranë në territorin e tij. Njëri prej tyre u identifikua si raketë ruse lundruese Kh-101.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi shkeljen si “të rrezikshme” dhe tha se avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në përgjigje të incidentit. Ai theksoi se aleatët do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet e tyre të parandalimit dhe mbrojtjes.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se Polonia ka vërtetuar se të tria objektet vinin nga Rusia dhe se incidenti mund të ketë qenë provokim i qëllimshëm.

Defender Europe - NATONATO (M)Polonia