PDSH nuk do të merr pjesë në zgjedhjet lokale, braktisën edhe Frontin Evropian 

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk do të merr pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, transmeton Portalb.mk

Këtë vendim e ka sjellë sot kryesia e partisë. 

“Kuvendi qendror merr vendim që Partia Demokratike Shqiptare të refuzoj të marrë pjesë në këtë maskendball politik të quajtur zgjedhje dhe ne nuk do të kemi kandidat në këtë zgjedhje”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. 

Ai tha se PDSH-ja refuzon të bëhet pjesë e qeverisë aktuale, ndërsa tha se kanë shkëputur rrugët edhe me Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI-ja. 

“Mungesën një dëshire për një dialog substancial të avancimit të drejtave të shqiptarëve e keni kuptuar se PDSH refuzon pjesëmarrjen në këtë qeveri aktuale. Z.Ahmeti me vetëdije është futur dhe i ka marr si aleat dy armiq të përbetuar të PDSH-së që nuk kanë kursyer asgjë që ta dëmtojnë këtë parti dhe kuvendi konstaton se bashkëpunimi me Ahmetin dhe BDI-në është tërësisht i pamundur”, deklaroi Thaçi. 

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë. 

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) Fronti EvropianMenduh ThaçiPartia Demokratike Shqiptare (PDSH)