Në Maqedoninë e Veriut pas mesante do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,591 den/kg dhe do të jetë 46,001 den/kg.
Nga data 8.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 97,00 (denarë/litër).
Benzinë motori EUROSUPER BS -98 – 99,00 (denarë/litër).
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 101,00 (denarë/litër).
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 105,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 46,001 (denarë/kilogram).
Tregtarët mund të vendosin çmime edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.