Parlamenti izraelit kërkon mbylljen e televizionit Al Jazeera pasi e konsideron si kërcënim shtetëror

Ministri izraelit i Komunikimeve Shlomo Karhi, pas miratimit të ligjit në parlament (Knesset) për mbylljen e televizionit Al Jazeera i financuar nga Katari, u zotua se i njëjti do të realizohet ditët në vijim, ndërkaq ShBA-të vlerësojnë aktin e tillë si shqetësues, shkruan Anadolu Agency.

Leximi i parë i projekt ligjit i miratua më 12 shkurt, ndërkaq ligji për mbylljen e këtij televizioni u miratua me 71 vota pro kundrejt 10 votave kundër në leximin e dytë dhe tretë në plenumin e Knesset-it. Sipas tij, ministri i Komunikimeve autorizohet të mbyllë rrjetet e huaja që operojnë në Izrael, të konfiskojë pajisjet e tyre poqë se Ministria e Mbrojtjes identifikon “dëm të vërtetë për sigurinë e shtetit”. 

Vendimin e parlamentit e përshëndeti edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili njashtu porositi ministrin Karhi të “veprojë menjëherë për mbylljen e televizionit Al Jazeera”. 

ShBA-të vlersojnë projektin ligjin si shqetësues, liria e shtypit dhe puna e gazetarëve nëpër botë është kritike, por raportimet janë të rëndësishme. 

“Ne besojmë në lirinë e shtypit. Është kritike. Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe SHBA-ja mbështet punën kritike të rëndësishme që bëjnë gazetarët në mbarë botën dhe që përfshin ata që raportojnë në konfliktin në Gaza”, tha Karine Jean-Pierre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference për media. 

Al Jazeera ka një zyrë në Izrael dhe një ekip korrespondentësh që punojnë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë mbulimin e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës. 

Benjamin Netanjahu (Netanyahu)GazaIzraeliShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)