Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 41 vjeçarin nën dyshimet se ka sulmuar dy zyrtarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike gjatë kontrollit tatimor, transmeton Portalb.mk.
“Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës nisi procedurë kundër një personi për – Pengim të personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar, vepër penale e sanksionuar sipas nenit 382 paragrafi 3 të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike.
Duke vlerësuar rrethanat për ikje nga drejtësia, prokurori ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Kumanovë paraburgimin e të dyshuarit.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kratovës, kur britaniku 41 vjeçar ka penguar dy kontrollor gjatë kohës kur atij i ishte ndaluar veprimtaria. Në këtë periudhë, 41 vjeçari ka gjuajtur me gurë në drejtim të zyrtarëve.