Paga mesatare neto në RMV gjatë muajit nëntor ishte 42 mijë denarë

Paga mesatare e paguar neto në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 përqind në krahasim me muajin nëntor të viti 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Rritja, siç theksohet nga ESHS-ja, vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar në sektorët e Artit, argëtimit dhe rekreacionit, ku është shënuar një rritje prej 15,3 përqind, në Transport dhe magazinim me 12,7 përqind dhe në industrinë përpunuese me 11, 2 përqind.

Rënie e pagës mesatare neto është vërejtur në sektorët e Minierave dhe guroreve, aktiviteteve të pasurive të paluajtshme dhe Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit.

Paga mesatare bruto në nëntor ishte 63.154 denarë.

Kujtojmë se paga neto në shtator ishte 41.585 denarë.

Paga - Rroga