Pa leje e vendosi orën për matjen e rrymës elektrike, Policia e paditi tetovarin 49 vjeç

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit nga Tetova nën dyshimet për vjedhje të energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit F.M. nga fshati Bozovcë, Tetovë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike, termike dhe gazit natyrore”, njoftoi Policia, duke shtuar që qytetari ka shfrytëzuar energjinë elektrike pa kontroll dhe pa matje të energjisë elektrike të shfrytëzuar.

Raportohet që gjatë muajit korrik, kur të punësuarit e EVN-Tetovë kanë kryer kontroll në teren, kanë konstatuar se qytetari në rrugën “Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë ka kryer pa leje vendosjen e orës për matjen e energjisë elektrike.

Energjia elektrike - rrymaMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutSPB TetovëVjedhie - Hajdutë