RMV-ja nuk ka gjysmën e inspektorëve të nevojshëm ekologjik, ata që janë ndodhen para pensioni

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor punon me gjysmën e inspektorëve të nevojshëm, ndërsa edhe ky numër do të zvogëlohet deri në fund të vitit kur në pension do të shkojnë edhe dy. Drejtori i Inspektoratit Sreten Stojkovski thotë se plani vjetor në të cilin kërkojnë punësim të tre inspektorëve të rinj ende nuk u është aprovuar nga Ministria e re e Administratës Publike, ndërsa paraprakisht është refuzuar nga Ministria e Financave. Këtij institucioni sivjet i është zvogëluar edhe buxheti për 600.000 denarë, në krahasim me atë të vitit 2023, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Inspektorati Shtetëror për momentin ka 27 të punësuar plus drejtori, prej të cilëve 23 janë inspektorë dhe katër janë administratë. Sipas sistematizimit plotësimi i vendeve të punës është 50,9 përqind. Problem është që 14 nga inspektorët janë mbi moshën 57-vjeçare, për gjashtë muaj dy prej tyre do të shkojnë në pension, ndërsa nuk kemi leje për punësime të reja”, thotë Stojkovski.

Thekson se me planin vjetor për punësim për vitin 2024 kanë kërkuar të punësojnë dy inspektorë dhe tre administratorë, por janë refuzuar, madje kanë përpiluar plan të ri për tre inspektorë, dy për mjedis jetësor dhe një për ujësjellësin, për të cilët pritet aprovim, ndërsa në vijim është edhe procedura për marrje të një inspektori për mjedis jetësor në Manastir.

Stojkovski deklaroi se në gjashtë muajt e parë të vitit, Inspektori edhe me këto mundësi kadrovike i ka tejkaluar mbikëqyrjet e planifikuara inspektuese për 11 përqind, ndërsa inspektorët kanë qenë në 812 kontrolle. Janë shqiptuar 166 vendime për parregullsi dhe janë shqiptuar sanksione në vlerë prej 300.000 euro. Njëri sanksion është për një firmë të derrave nga Gjevgjelia e cila ka lejuar derdhjen e mbeturinave dhe ka marrë vendim për sanksion prej 200.000 euro. Janë kapur edhe dy firma të cilat në Parkun kombëtar “Malli Sharr” kanë lëvizuar me ratrak jashtë rrugës, ndërsa lënda tani është para gjykatës në Tetovë.

Inspekorët vendim kanë përgatitur edhe për një firmë në Gradsko e cila ka bërë havari me mbeturina nga impianti i biogazit. Ajo mund të gjobitet deri në 120.000 euro për faktin se mbetjet e lëngëta, që përndryshe i grumbullon në një cisternë, pa leje i ka mbledhur dhe i ka çuar në një parcelë tjetër, prej nga janë përhapur në parcelat fqinje dhe në Vardar, ku shkaktoi murtajë të peshqve.

CTRL Z – CTRLZEkologjiInspektorati komunal ekologjikInspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (Ekologjik) RMV