Pas raportimit të Portalb.mk se te parku i Skejtparkut kullotin disa kuaj pasi që Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) nuk e ka kositur tre javë. Punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë dalë në terren, por nuk e kanë kositur tërë barin, por vetë një pjesë.
Parku, pjesërisht është rikthyer në gjendjen normale, por mbetet të kositet edhe pjesa e poshtme.
Ky problem vjen si rezultat i numrit të vogël të punonjësve në sektorin e mirëmbajtjes së parqeve, ndërkaq NPK-ja aktualisht është në proces të risistematizimit, pas së cilës pritet që të zbutet ky problem.
Kështu dukej dje ky park:
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që NPK-ja vepron pas raportimit të Portalb.mk për rritjen e kullosave dhe moskujdesjen e këtij parku.
Rasti i njëjtë ishte para tre javësh, ku kuajt ishin lënë të kullotnin në Skejtpark, ku më pas NPK-ja kositi barin pas lajmit të Portalb dhe kuajt u larguan.
Ndryshe, Skejtparku u realizua para rreth pesë viteve nga 45 vullnetarë të organizatës joqeveritare Toestand nga Belgjika, diku 20 nga organizata joqeveritare Termokiss nga Kosova si dhe vullnetarë të organizatës joqeveritare Democracy Lab nga Tetova. Ky park vazhdimisht ka qenë i lënë pas dore nga autoritetet pa përkujdesje, ndërsa Social Cultural Space Tetova, vazhdimisht ka bërë thirrje për mirëmbajte të kësaj hapësire, madje edhe vetë kanë ndihmuar në pastrimin e saj. Për këtë problem Portalb.mk ka raportuar vazhdimisht.
- LEXO: Kuajt përsëri kullotin në Skejtparkun e Tetovës, NPK tre javë nuk e ka kositur barin (VIDEO)
- LEXO: Pas lajmit të Portalb, NPK-ja kositi barin te Skejtparku
- LEXO: Kuaj dhe gomerë kullotin në Skejtparkun e Tetovës, NPK nuk e ka kositur barin (VIDEO)
- LEXO: Dy parqet afër stacionit të autobusave në Tetovë pa mirëmbajtje të rregullt (FOTO)
- LEXO: Skejtparku përsëri pa përkujdesje, rrezikon të shndërrohet në “xhungël” (FOTO)