Një veturë u përplas në shtyllën metalike të kamerave në Tabanoc, nuk ka të lënduar

Një burrë nga Ohri, i cili drejtonte një veturë të tipit “Passat” dje pasdite, u përplas me një shtyllë metalike me kamera mbikëqyrjeje të instaluara në pikën kufitare Tabanovc, informon Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Më 27 prill në orën 18:30, në pikën kufitare Tabanovc është raportuar një aksident trafiku, në të cilin një automjet pasagjerësh, ‘Passat’ me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.L. (59) nga Ohri, është përplasur në një shtyllë metalike me kamera mbikëqyrjeje”, thuhet në një njoftim të SPB Ohër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti.

SPB Kumanovë