Një person ka humbur jetën nga zjarri në fshatin Trebenishtë të Ohrit

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në një shtëpi në fshatin Trebenishtë të Ohrit, njofton Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Komunës së Ohrit, transmeton Portalb.mk.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në objektin e djegur në fshatin Trebenishtë të Komunës së Dibarcës teksa ishte në fazë djegieje.

“Gjatë vetë ndërhyrjes janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta dhe lëndime në trup. Në të njëjtin objekt është gjetur edhe një person i pajetë”, njoftoi NjTZ Ohër.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje duhet ende të kryhen kontrolle, gjatë të cilit hetimet duhet të përcaktojnë shkaqet e zjarrit fatal.

OhriVdekjeZjarrZjarrfikës