Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që sot një nxënës ka shpalosur flamurin shqiptar në oborrin e një shkolle në Veles, për çka është thirrën në bisedë informative, transmeton Portalb.mk.
“Sot, në ora 10:00, drejtori nga shkolla e mesme në Veles, ka raportuar në SPB Veles se në oborrin e një shkolle një nxënës ka shpalosur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, raportoi Policia.
Me nxënësin, në prani të punëtorit social, është zhvilluar bisedë informative. Policia raportoi që flamuri i është marrën nxënësit.