Një motoçiklist në Shkup, goditi për vdekje një kombësor

Një këmbësor shtatëdhjetë e dy vjeçar vdiq në një aksident trafiku në Shkup. Ai u godit nga një motoçiklist i cili u arrestua, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, dje rreth orës 13:45, SPB Shkup mori njoftim se në rrugën Mali Sharr në Shkup, një motoçikletë BMW me targa kombëtare bullgare, e drejtuar nga M.O. (22) nga Shkupi, goditi këmbësorin K.G. (72) nga Shkupi.

Këmbësori vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë konstatoi vdekjen.

Është kryer inspektim, dhe me urdhër të prokurorit publik, shoferi është ndaluar dhe është mbajtur në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)