Nga mesnata, shoferët do të përballen me çmime të reja dhe më të larta në pikat e karburantit, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi sot se çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur ndjeshëm krahasuar me vendimin e mëparshëm të marrë më 6 korrik, transmeton Portalb.mk.
Rritja më e madhe vërehet te nafta dizel, e cila shtrenjtohet për 5,50 denarë, duke bërë që çmimi i ri me pakicë të jetë 88 denarë për litër.
Rritje ka edhe te benzina, me 1,50 denarë për litër. Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 87 denarë për litër, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 89 denarë.
Rritje ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili shtrenjtohet për 4,5 denarë, duke arritur në 86 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimi i mazutit rritet për 0,938 denarë për kilogram, duke arritur në 42,168 denarë.