Ministria e Punëve të Brendshme informon se fundjavën e kaluar në pikën kufitare Qafëthanë, gjatë daljes nga vendi, zyrtarët e policisë e privuan nga liria 26-vjeçaren A.M.K.B. nga Kolumbia, transmeton Portalb.mk.
Gjatë kontrollit kufitar dhe pas kontrollit të të dhënave operative, u përcaktua se ajo kërkohej nga Shërbimi i Sigurisë së Ohrit. Ajo iu dorëzua stacionit policor për procedura të mëtejshme.