Një grua 61-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup

Një grua 61-vjeçare lindi fëmijën e saj të parë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Sipas drejtoreshës, Irena Aleksiovska Papestiev, kjo grua është më e moshuara që ka kaluar me sukses një proces të tillë, raporton Lider.mk. Fëmija u ngjiz me ndihmën e fekondimit in vitro, transmeton Portalb.mk.

Nëna dhe i porsalinduri janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe ekipi mjekësor është meritor për këtë arritje të rëndësishme.

Ky rast është unik, duke pasur parasysh moshën e nënës dhe përfundimin me sukses të shtatzënisë.

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev, paralajmëroi konferencë për media ku do të zbulohen më shumë detaje për procedurat in vitro dhe kujdesin ndaj nënës dhe të porsalindurit.

Foshnjë - BebeKlinika e Gjinekologjisë - Shkup