Një ditë pas vendimi të Hagës, kryeministri Albin Kurti u takua me kryeopozitarin Bedri Hamza

Në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës së Hagës rreth Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, u takua sot kryeministri Albin Kurti me kryeopozitarin Bedri Hamza, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Kosovës theksoi se të dy liderët u zotuan për komunikim të rregullt e direkt në lidhje me interesin publik, shtetëror dhe kombëtar.

“Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e apelit. Kurti e Hamza ndanë mendimet dhe përshtypjet e tyre si dhe diskutuan se cilat do të ishin rrugët e mënyrat që duhet ndjekur përpara për të korrigjuar vendimin e djeshëm”, njoftoi Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin zyrtar, Qeveria theksoi se lufta çlirimtare ishte e domosdoshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit.

Albin KurtiGjykata Ndërkombëtare e HagësGjykata Speciale - HagëKosovaPDK KosovëVetëvendosje