Një aeroplan i vogël u rrëzua sot në Liqenin e Mavrovës, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
“Në bord ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve u lëndua. Incidenti u raportua në numrin 112, dhe informacioni u përcoll menjëherë nga QMK në SPB-Tetovë, Shërbimin Mjekësor të Urgjencës (SHMU) dhe Qendrën Rajonale të Menaxhimit të Krizave (QMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, informoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
Nga atje nuk thanë se çfarë lëndimesh ka pësuar personi dhe nuk po zbulojnë më shumë detaje rreth incidentit për momentin.
Sipas fotos së publikuar në “Infomax”, domethënë sipas numrit të regjistrimit që mund të shihet, aeroplani (i cili është i regjistruar në Shtetet e Bashkuara) është në pronësi të Dukagjin Manxhukës.
Ai, një ditë më parë në profilin e tij në Facebook kishte postuar fotografi duke pilotuar.
“Me co-pilotin një dite te bukur, mbi Tetovë!”, shkruan ai mbi fotografitë e postuara.