Shporta mesatare konsumatore tashmë është përgatitur, miratuar dhe pranuar nga Këshilli Socio-Ekonomik, ndërsa aktualisht po harmonizohen të dhënat me Entin Shtetëror të Statistikave, transmeton Portalb.mk.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski tha se pret që nëse arrijnë harmonizimin, nga shtatori të fillohet të zbatohet.
Risteski theksoi edhe një herë se shporta mesatare e konsumit nuk është e njëjtë me shportën minimale të konsumit.
“Po e përsëris edhe një herë se shporta mesatare e konsumit nuk është pandant i shportës minimale të konsumit, e cila, sipas nesh, nuk është minimale dhe publikohet nga sindikatat sipas parametrave të tyre. Kjo shportë do të na shërbejë për hartimin e politikave të drejta ekonomike, miratimin e ligjeve, vendimeve dhe masave të duhura, të bazuara në të dhëna statistikore të përpunuara mirë”, tha Risteski.
Kujtojmë se shpenzimet minimale për një familje me katër anëtarë në qershor u rritën me 790 denarë krahasuar me maji. Vlera e shportës minimale sindikale për qershorin ishte 64,698 denarë, ndërsa duke përfshirë një apartament me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet rriten në 80,073 denarë.