Nga kapitali te algoritmi: Epoka e transformimit të modelit tradicional ekonomik, në shekullin XXI

Nga ekonomia industriale te inteligjenca artificiale: rishqyrtimi i marrëdhënies ndërmjet kapitalit, punës dhe vlerës njerëzore

Për me teper se dy shekuj me radhë, kapitalizmi si strukturë, ka organizuar menyren se si ndërtohen institucionet, organizohen ekonomitë dhe strukturohen marrëdhëniet e punes që njëherit vendosën ne fuqi struktura hierarkale, stile të ndryshme menaxhimi përgjat kësaj kohe dhe mundësitë të cilat vetëmse i dimë për karrierë të secilit individ e që në tëresi përbejne shoqërinë. Kjo strukturë i ka shërbyer tejmase shoqërise globalisht duke nxitur zhvillimin industrial dhe njëherit inovacionin, por njëherit ka prodhuar dhe pabarazi shoqërore dhe përqëndrim të pasurisë. Në ditët e sotme ku inteligjenca artificiale, ekonomia digjitale dhe proceset e automatizuara po revolucionalizojnë dhe transformojne prodhimtarinë, ngel të shtrohet një pyetje esenciale: Kapitalizmi si model ekonomik, sa i përgjigjet realitetit dhe relevancës së kohës tonë ne shekullin XXI, apo mos ndoshta vetë struktura mbi te cilën ai ështe ndertuar si model po pëson një transformim?

Për ta shqyrtuar një temë të tillë, referenca e parë të cilës duhet ti drejtohemi është vepra Das Kapital (Kapitali) i Karl Marx botuar me 1867. Në këtë vepër Marx trajtonte marrëdhënien ndërmjet kapitalit dhe punës (pra prodhimtarisë) si themel e sistemit kapital duke vendosur theks të veqantë dhe analizuar pronësinë e mjeteve që shërbejnë per prodhim dhe përvetësimit të vlerës së tepërt nga pronarët e vet kapitalit. Analiza në fjalë parimisht i perket më shumë kontekstit dhe relevancës së shekullit industrial që ishte shekulli XIX, por që çështjet si ato të shpërndarjes së vlerës dhe vet pronësisë mbeten ende dhe ne kohët tona shumë aktuale. Me zhvillimin e strukturave ekonomike dhe industrive të ndryshme në shërbim të njerëzimit mjetet për prodhim në kohët tona nuk kufizohen më vetëm tek makineritë dhe fabrikat por ato perbehen nga platformat digjitale, inteligjenca artificiale dhe algoritmet e ndryshme. Si rrjedhojë e këtij ndryshimi ndërlidhur me nocionin e kapitalizmit dhe pyetja që pason nuk ështe me se kush e kontrollon apo zotëron fabrikën por se kush ka force operative dhe kontroll mbi teknologjinë që prodhon dhe krijon vlerën ekonomike të kësaj kohe.

Nje pikëpamje më fluide sjell nga ana tjetër Joseph Schumpeter, i cili në veprën e tij Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia e vitit 1942 vë në pah konceptin e ashtuquajtur shkatërrimit krijues ku sipas tij vet inovacioni ne vazhdimësi transformon struktura ekonomike duke bërë zëvendësimin e e modeleve egzistuese me ato te reja dhe relevante për kohën. Nëse e shofim atëher nga ky prisem qështjen ne fjalë, epoka industriale ndryshoi menyrën e prodhimit po që epoka dhe revolucioni digjital po ndryshon natyren dhe mënyren e te punuarit. Transformimi digjital po bëhet tashme cdo ditë edhe me shumë i dukshem ku si shembull ne industrinë e teknologjisë dhe tregtisë digjitale Shopify po bën cdo ditë e me shumë fuqizimin dhe integrimin e inteligjencës artificiale ne proceset eoperative të punës së perditshme. Nje vit më parë CEO i vet kompanisë në fjalë Tobi Lütke theksoj se përdrimi i Inteligjences Artificiale po bëhet pritshmeri bazë për punonjësit e kompanisë dhe se përpara se të behet zgjerimi i stafit shqyrtohen së pari kapacitetet  për mundësi automatizimi.

Integrimi masiv i teknologjisë nuk anashkalohet as në industrinë e logjistikes ku lideri botëror Amazon po shfrytëzon dhe automatizon masivisht proceset operative te magazinimit dhe procesimit të porosive, madje edhe sektori financiar dhe institucione me renome dhe traditë si JPMorgan Chase po shfrytëzojnë Inteligjencen Artificiale gjithnjë e më tepër për analizimin e të dhënave dhe algoritmeve financiare ne proceset e tyre ditore operacionale. Nje gjë duhet të jetë e qartë, që këto ndryshime jo domosdoshmërishtë zhdukin impaktin e punës njerëzore por thjesht kontribojnë në modifikimin e saj ku na shëndrrojnë nga egzekutues të detyrave në monitorues dhe analizues drejt vendimmarrjes sa më precize. Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botërorë të vitit kaluar titulluar  Future Jobs 2025 rrjedh që nga analizat ekonomike të ndërmarra duke patur parasysh dhe aspektin e faktorin te zhvillimit teknologjik dhe impaktit te saj, njëra ndër sfidat kryesore me të cilën do të ballafaqohemi nuk do të jetë humbja e vendeve egzistuese të punës por njëherit dhe aftësia e tregut për tu përshtatur me kompetencat dhe profesionet e reja që do të jenë relevante me kohën. Parashihet që të krijohen afër 170 milion vende të reja pune dhe zhvendosja e 92 milion të tjerave që shpie në një rritje prej 78 milion vende pune neto.

Rritja e produktivitetit ne kete rast nuk garanton përmirësimin e kushteve në punë. Sipas Shoshana Zuboff në veprën The Age of Surveillance Capitalism të vitit 2019 ai shqyrton se sjellja njerëzore dhe të dhënat shërbejnë si burime kruciale për akumulim ekonomik. Nese veshtrojmë perspektivën e tij në një pikëpamje menaxhimi, algoritmi po transformon menyrën e monitorimit, organizimit dhe vletësimit të fuqisë puntore. Nga kjo pikpamje po shofim të dy anët e medaljes, se si teknologjia u jep më shumë autonomi punonjësve por njëkohësisht po i njejti mjet po krijon mekanizma më të sofistikuar të kontrollit dhe monitorimit të përformancës së tyre.

Peter Drucker pikërisht në po të njejtin kontekst te shoqerisë postkapitaliste të botuar ne 1993 të quajtur Post- Capitalist Society mbetet tejet relevant pë faktin se autori në fjalë argumenton se baza e njohurisë po shënderrohet ne aset produktiviteti dhe avantazh konkurrueshmërie. Në kohen tonë ky përkufizim tashmë merr një tjetër dimesion ku faktor thelbësor vazhdon të mbetet kapitali financiar por që për të arritur tek suksesi ekonomik faktorë kryc ngelet aftësia për prodhimin, menaxhimin dhe njëherit aplikimin e njohurisë (apo informacionit). Prandaj po theksohet në veqanti që ndoshta jo doemosdoshmërishtë po perjetojmë fundin e kapitalizmit si model dhe strukturë ekonomike por që po përjetojmë transformimin  e tij në një formë ku kontrolli mbi teknologjinë, informacionin dhe njëherit inovacionin po shëndrrohet në diqka aq thelbësore madje edhe më e rendësishme se kapitali tradicional tashmë i njohur për të gjithë ne. Nga kjo rrjedh një pyetje esenciale: Nëse për shkaqe teknologjike prodhimtarija shumëfishohet dhe kjo me më pak kapacitet të punës njerëzore, kush realisht duhet të përfitojë nga kjo vlerë e shtuar në treg?

Debati në këtë formë nuk duhet të jetë i kufiyuar nga mbijetesa e kapitaliymit si model ekonomik por nga aftësia e institucioneve shoqërore dhe atyre ekonomike për tu përshtatur një realiteti të ri e të pa evitueshëm në te cilin po gjindemi. Realitet ky, ku progresi teknologjik nuk do te duhej te matet vetëm nga kapaciteti se sa punë mund të i delegojmë makinerive, algoritmeve dhe proceseve të automatizuara, por me matje se sa liri ekonomike dhe dinjitet njerzorë më shumë mund te i shtojmë faktorit njeri. Mbase sfida më e madhe e shekullit në të cilin gjendemi nuk është të parashikojmë nga perspektiva ekonomike dhe shoqërore se a do të mbijetoja modeli kapitalist por se c’formë do të marrë si rezultat i avancimeve teknologjike. Nje gjë mbetet e sigurt që ku ka ofertë do të ketë dhe kërkesë, dhe pikërisht kjo e përben tregun dhe cakton ekuilibrin e pranueshëm ekonomik dhe shoqëror për racen njerëzore, pa marrur parasysh kompleksitetin e industrive të ndryshme.

Shkruan: Sebastijan Q. Gavrani

Na Shkruani