Nga 7 deri 10 gusht do të shfaqen filma të shkurtër në kuadër të festivalit në Strugë

Në hapësirat e hapura të qytetit në Strugë, prej 7 gushtit e deri më 10 gusht do të mbahet “Drin Short” për të nëntën herë. Shfaqjet do të jenë falas, ndërsa disa programe speciale kërkojnë rezervim, transmeton Portalb.mk.

“Nën moton “Shikoni filma, nuk ka ku të shpëtoni”, nga 7 deri më 10 gusht, Parku i Poezisë dhe disa vende alternative në qytet përgjatë Drinit do të presin edicionin e nëntë të festivalit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

“Drin Short 2025” është edicioni i nëntë i festivalit për filma të shkurtër nën qiell të hapur. Këtu do të shfaqen filma botëror dhe vendas.

Agjencia e filmitFestival i filmitFilmaFilmat shqiptarëKultura shqiptareKulturë lajme