Nesër ngjitet në skenë për herë të parë Ansambli Muzikor i Tetovës, pamje nga prova gjenerale (Video)

Diku nga fundi i vitit që shkoi përfundimisht u mor vendimin për themelimin e Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor” në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Veprimtaria kryesore e këtij institucioni sipas drejtorit Jeton Pustina do të jetë përgatitja dhe prezantimi skenik i veprave muzikore të muzikës klasike, xhаz, vokale dhe vokalo – instrumentale.

Emra të shquar të muzikës do të performojnë me valle e këngë në hapjen e këtij Ansambli që do të bëhet të premten më datë 3 maj, në orën 19. 30 në Qendrën për Kulturë.

Ky Ansambël Muzikor shtëpinë e vet përkohësisht do ta ketë pikërisht në këtë qendër derisa të ndërtohet objekti i shumëpritur edhe nga institucionet tjera që veprojnë me vështirësi.

Portalb.mk ju sjell pamje nga prova gjenerale e koncertit të parë.

Kulturë lajmePallati i Kulturës Tetovë