Kuvendi i Maqedonisë së Veriut organizoi tryezën e rrumbullakët, së bashku me Unionin Ndërparlamentar (UNP), Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), ku mori pjesë edhe kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari, si përfaqësuese e “Metamorfozis”. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e barabrta të grave në politikë, transmeton Portalb.mk.
“Është e rëndësishme që të gjithë faktorët kryesorë që kontribuojnë në avancimin e barazisë të bashkëpunojnë: sektori civil, komuniteti akademik, institucionet, mediat dhe sektori i biznesit. Ato duhet të dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre për ta arritur këtë dhe çfarë duhet të ndërmarrin konkretisht”, deklaroi ndër të tjera, kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari.
Ajo shtjelloi barazinë gjinore në hapësiën publike dhe në mediat e Maqedonisë së Veriut, dhe rolin e dezinformatave.
Tryeza e rrumbullakët është dyditore, ndërsa për qëllim ka avancimin e barazisë gjinore dhe luftimin e dhunës digjitale ndaj grave në Maqedoninë e Veriut.
Në agjendën e tryesës ishte I përfshirë edhe Afrim Gashi.