Në tri prokuroritë e Maqedonisë së Veriut u zgjodhën prokurorët publik, ndërsa muajin tjetër në PTHPNKOK

Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoninë e Veriut ka zgjedhur prokurorët publikë në tri prokuroritë e vendit, në Kriva Pallankë, Berovë dhe Resnjë. Këshilli sot e miratoi edhe nevojën që në pesë vitet e ardhshme të jenë 261 pozita prokurorëve publike, edhe pse tani janë 194, transmeton Portalb.mk.

Edmon Sherif do të jetë prokuror publik në Resnjë, Suzana Boshniakovska në Berovë dhe Darko Cvetanoski në Shën Nikollë.

Këshilli i Prokuroriëve sot njoftoi se në muajin gusht do të shpallë konkursin për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Konkursi është në kuadër të afateve ligjore, përkatësisht 90 ditë para skadimit të mandatit të udhëheqësit aktual të prokurorisë.

Ndryshe, gjatë vitit 2025, prokuroritë themelore publike në Maqedoninë e Veriut kanë trajtuar gjithsej 77.089 autorë të veprave penale nga të gjitha kategoritë, duke përfshirë rastet e reja dhe ato të bartura nga vitet e kaluara. Krahasuar me vitin 2024, vëllimi i përgjithshëm i punës ka mbetur pothuajse i pandryshuar, me rënie minimale të numrit të personave të rritur të kallëzuar dhe një ulje më të theksuar vetëm te autorët fëmijë, tregon Raporti i Punës për vitin 2025 i Prokurorisë Publike të Maqedonisë.

Kujtojmë se në po të njëjtin raport, theksohet se paraqitësi më i madh i kallëzimeve penale në Prokurori është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila nga gjithsej 19.976 persona ka kallëzuar 14.422 persona ose 72,2 % të numrit të përgjithshëm të kallëzimeve të paraqitura. Nga kallëzimet penale të pranuara dhe të zgjidhura në vitin 2025, Prokuroria ka hedhur poshtë plot 42 përqind të numrit të përgjithshëm.

Akademia e Gjykatësve dhe ProkurorëveKëshilli i Prokurorëve RMVProkuroria e Përgjithshme Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (PPPKOP) RMVProkuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV