Në sheshin ‘Skënderbeu’ mbrëmë filluan netët folklorike

Pas “Sofrës Shkupjane”, Vera Kulturore e Çairit 2026 vazhdoi mbrëmë me mbrëmjet folklorike, duke mbledhur në sheshin “Skënderbeu” artdashës të shumtë të traditës, kulturës dhe folklorit shqiptar, shkrun Portalb.mk.

Me program të pasur folklorik, Ansambli “Ibe Palikuqi” dhe Ansambli “Drita e Drvenit” sollën para publikut vlerat më të bukura të traditës shqiptare, duke e kthyer Sheshin “Skënderbeu” në një hapësirë feste, arti dhe bashkimi familjar.

Nata e parë e folklorit dëshmoi edhe një herë se trashëgimia jonë kulturore vazhdon të jetojë përmes brezave. Tingujt e muzikës tradicionale, hapat e valleve shqiptare dhe ngjyrat e kostumeve popullore krijuan një pamje të bukur festive.

Foto nga Mbrëmjet Folklorike. Foto: Komuna e Çairit (Facebook)

Mbrëmjet Folklorike vazhdojnë edhe sonte me shoqëritë e radhës. Nga ora 20:00, në Sheshin “Skënderbeu”, para publikut do të paraqiten Ansambli “Karshiaka” dhe Ansambli “Duflla”, të cilët do të sjellin një tjetër program të pasur me valle, këngë dhe traditë shqiptare.

Afishja e natës së dytë të Mbrëmjeve Folklorike. Foto: Komuna e Çairit (Facebook)

 

Komuna e ÇairitKultura shqiptareKulturë lajme