Ndërroi jetë vajza 5-vjeçare në Klinikën e Fëmijëve, rasti i tretë për një muaj në Maqedoninë e Veriut

Një vajzë 5-vjeçare, ka vdekur në Klinikën e fëmijëve. Shkak i vdekjes ka qenë – ndezje në tru, përcjell TV21.

Nga institucioni për Televizionin “Sitel” thonë se vajza nga Shkupi është hospitalizuar tek ata para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke.

Së pari është mjekuar në Repartin e neurologjisë, por gjendja është përkeqësuar dhe javën e kaluar është transferuar në kujdesin intensiv.

Nga Klinika thonë se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti, kurse pardje kanë konstatuar vdekjen.

Nuk kemi detaje se nëse dhe ku është mjekuar fëmija para se të sillet në Klinikë. Do të ketë inspektim të jashtëzakonshëm, kurse më pas do ta njoftojnë publikun – kanë bërë të ditur nga Klinika.

Ky është rasti i tretë i vdekjes në Klinikën e Fëmijëve për vetëm një muaj.

Ndryshe, më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ministri për shëndetësi, Arben Taravari, më 24 tetor vlerësoi se mjekët që kanë bërë lëshime mjekësore në rastin e vdekjes së foshnjës 14 mujore, duhet të dënohen apo të largohen nga vendet e tyre të punës. Sipas tij, Odës së Mjekëve i është propozuar marrja e përkohshme e licencave të punës.

Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Arben TaravariFëmija/ëFoshnjë - BebeMinistria e Shëndetësisë (MSH)MortalitetiTë drejtat e fëmijëveVdekje