Ministria ka nënshkruar kontrata me dhjetë komuna për 11 çerdhe të reja në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut pritet ndërtimi edhe i 11 çerdheve në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë dhe komunave përfituese, transmeton Portalb.mk.

“Kontratat janë nënshkruar me komunat Probishtip, Bosilovë (për vendbanimet Ilovicë dhe Radovë), Shtip, Butel, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë, Zelenikovë, Gostivar, Veles dhe Bogovinë”, raporton Ministria.

Përmes këtyre 11 kontratave t reja në kuadër të Projtkti të Dytë për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale (SSIP II), planifikohet rritja e cilësisë në arsimin parashkollor.

Në kuadër të këtij projekti, Ministri paraprakisht kishte nënshkruar kontrata me Kavadarin dhe Kisella Vodën.

“Këto kontrata parashikojnë rinovimin dhe pajisjen e hapësirave të pashfrytëzuara shkollore dhe komunale, të financuara nga Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe të Rinjve, të cilat do të shndërrohen në objekte funksionale për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë”, sqaroi Ministria.

Çerdhe Kopsht fëmijëshFatmir LimaniFëmija/ëMinistria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë (MPSDR)