Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim i Mbretërisë së Belgjikës, Maksim Prevo, do të zhvillojë vizitë dy ditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Vizita do të zhvillohet sot dhe nesër.
Siç u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kjo është vizita e parë zyrtare e Prevost në vend.
Si pjesë e vizitës së tij të parë në vend, Ministri Prevost do të zhvillojë takim kokë më kokë me homologun e tij, Ministrin Timço Mucunski, pas të cilit është planifikuar një takim plenar i dy delegacioneve zyrtare, i ndjekur nga një deklaratë e përbashkët për mediat.
Temat qendrore të bisedimeve do të jenë promovimi i marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike me Belgjikën, si dhe perspektivat e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke përfshirë mbështetjen e mëtejshme belge për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbërritja në Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet të jetë rreth orës 14:35 – 14:40.