Mickoski tregoi datën e preferuar për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi sot se 8 maji është termini i mundshëm kur do të mbaheshin rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe rreth i i parë i zgjedhjeve parlamentare, raporton MIA.

“Edhe në të kaluarën kemi pasur praktikë të tillë. Kështu ishte në zgjedhjet e fundit më 15 korrik të vitit 2020. Për këtë themi se 8 maji është përsëri termin i mundshëm kur do të mbahej rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me ato parlamentare. Do të kishte 72 orë për afate për ankesa, për vendime dhe të kapet afati i 12 majit që të mundet presidenti i ri tashmë të inaugurohet”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sot në Gjevgjeli.

Bëri thirrje për konsensus, sepse, siç theksoi, ashtu ishte praktika edhe më herët, gjegjësisht me konsensus të të gjithë faktorëve politikë të merret vendim rreth datës dhe kohës së mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kushtetuta është e qartë, se mandati i përbërjes aktuale parlamentare vlen deri në zgjedhjen e përbërjes së re, por jo më shumë se katër vjet. Duke pasur parasysh se më 4 gusht të vitit 2020 është formuar Parlamenti dhe që atëherë fillon të vlejë mandati i përbërjes aktuale parlamentare, domethënë se ne më 3 gusht duhet të kemi përbërje të re parlamentare”, tha Mickoski.

Shtoi se nuk guxojmë të lejojmë që shteti të hyjë në krizë kushtetuese, edhe pse sipas tij tashmë ka hyrë në një krizë të tillë, sepse Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) prej shtatë ka gjashtë anëtarë, gjegjësisht sipas ligjit, duhet të ketë katër përfaqësues të pushtetit dhe tre nga opozita, por tani ka katër nga pushteti dhe dy të opozitës.

“Nëse së shpejti nuk nominohet përfaqësues i opozitës, ka mundësi që ky proces nga vetë fillimi të jetë sfidë për institucionet në Maqedoni. Për këtë them se tashmë jemi me njërën këmbë në krizë politike dhe kushtetuese. Ndërsa nga ana tjetër, nuk kemi data dhe afate të qarta edhe pse sipas Kushtetutës dhe ligjeve janë të qarta datat dhe afatet”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 5 tetor i është përgjigjur kërkesës së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, në lidhje me takimin e liderëve rreth zgjedhjeve. Ai nuk i ka mohuar takimet në lidhje me zgjedhjet, por ka vlerësuar që ndryshimet kushtetuese për momentin janë më të rëndësishme.

Më 4 tetor kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i bëri thirrje kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të thërrasë takim të liderëve, në të cilin, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.

Hristijan Mickoski HristianKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNEZgjedhje parlamentare/lokaleZgjedhje presidenciale
Comments (2)
Add Comment