Kryeministri Hristijan Mickoski në Nju Jork është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë takimit biseduam për zhvillimet aktuale në rajon, rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, avancimin e bashkëpunimit dhe interesat e përbashkëta që kontribuojnë për stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e popujve tanë”, ka shkruar kryeministri Mickoski në Facebook.
Në postimin e tij, ai thekson se vazhdojnë dialogun e hapur dhe bashkëpunimin konstruktiv në drejtim të forcimit të lidhjes rajonale dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, në vazhdimin e sotëm të debatit të përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndër folësit e paralajmëruar është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.