Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zbutur qëndrimin e tij lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke shprehur gatishmëri për bisedime të reja me opozitën për mënyrën e votimit të diasporës. Ai deklaroi se Qeveria është e gatshme të ulet sërish në tryezë për të gjetur një zgjidhje që do ta bënte më të lehtë dhe më gjithëpërfshirës votimin e qytetarëve jashtë vendit, duke propozuar se, nëse nuk ka pajtim për votimin elektronik, mund të shqyrtohen edhe alternativa të tjera, përfshirë votimin me postë, transmeton Portalb.mk.
“Por ne jemi gati, dhe e thashë këtë dje në një intervistë, të ulemi, të flasim përsëri për votimin e diasporës, si ta përmirësojmë atë proces, si ta përfshijmë më shumë diasporën. Në rregull, ata vendosën që pavarësisht faktit që dhjetëra vende në botë po aplikojnë për votim elektronik, unë e kam modelin estonez të zhvilluar plotësisht, le të mos e lëmë të jetë kështu, nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2029 e tutje, ata janë të frikësuar sepse thonë: “Dhe pastaj ne do të jemi opozita”, kështu që mendojnë se dikush do t’ua vjedhë përsëri zgjedhjet. Ata mendojnë se mënyra se si u sollën ata, sillen të gjithë, por ja ku jemi gati të ulemi përsëri, të flasim përsëri. Votimi i diasporës, le të gjejmë një modalitet që të jetë në një shkallë shumë më të madhe, që do të kursente para”, tha Mickoski.
Deklarata vjen pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë mbetur të bllokuara pikërisht për shkak të mospajtimeve rreth votimit elektronik të diasporës. Opozita e kundërshton këtë zgjidhje, duke kërkuar garanci shtesë për sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Mickoski tha se pjesa tjetër e propozimeve në Kodin Zgjedhor është në përputhje me rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it, ndërsa fajësoi opozitën për bllokimin e miratimit të ligjit. Megjithatë, ai theksoi se shumica është e gatshme të pranojë kërkesat e opozitës nëse arrihet një marrëveshje.
Ai shtoi se ende ka mundësi që ai të miratohet dhe që hapi i dhjetë i periudhës së caktuar të përmbushet.
Duke folur për kërkesat e opozitës për ndryshime në Kodin Zgjedhor, kryeministri Hristijan Mickoski dy ditë më parë tha se ata do të pranonin të gjitha kërkesat, përveç heqjes së votimit elektronik nga diaspora.
“Shoh se ka spekulime publike se propozimi im për përfshirjen e diasporës në votimin elektronik, duke filluar me zgjedhjet presidenciale në vitin 2029, lidhet me ambicien time për të kandiduar për president. Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, dua ta bëj të qartë se nuk do të jem kandidat. Pas përfundimit të mandatit tim si kryeministër, do të kthehem në universitet, midis studentëve. Nuk do të kandidoj për kryeministër, as për kryetar shteti, sepse nuk kam ambicie apo dëshirë për një pozicion të tillë”, theksoi Mickoski.
Kjo paraqet një ndryshim në retorikën e kryeministrit, i cili siç duketishte decid mbi idenë e votimit elektronik për diasporën duke mohuar se insistimi i tij lidhej me ambicie politike personale.
Ndërkohë, procesi i miratimit të Kodit Zgjedhor vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit mes pushtetit dhe opozitës.
Kujtojmë se Qeveria, përmes ndryshime në Kodin Zgjedhor, pretendon se dëshiron t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të votojnë elektronikisht, si një mënyrë për ta ushtruar më lehtë të drejtën e tyre të votë.
Opozita paralajmëroi se votimi elektronik nuk duhet të futet pa garanci të sakta ligjore dhe pa një konsensus të gjerë politik.