Me ndeshjen Makedonija Gj.P. – Arsimi filloi java e nëntë e Ligës së Parë

Sot në Shkup u zhvillua ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Arsimit, ndeshje ku vendasit arritën të fitojnë me rezultat 4-1, transmeton Portalb.mk.

Nesër do të luhet ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Rabotniçkit në Strugë, pasi Shkupi ishte dënuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë për mosorganizimin e ndeshjeve në stadiumin e Çairit.

Në të njëjtën kohë, nesër do të fillojë edhe ndeshja mes Akademia BR dhe Bashkimit.

Të dielën do të luhet ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Tikveshit, dhe derbi i javës ndërmjet Vardarit dhe Strugës.

Ndeshja e fundit e kësaj jave do të luhet të hënën ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës.

KF Struga është në pozitën e parë me 22 pikë, e ndjekur nga Vardari dhe Shkëndija me 20 pikë. Bashkim gjendet në pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Arsimi e teta me tetë pikë. Në pozitën e fundit gjendet Shkupi pa asnjë pikë.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF Struga