Me gjashtë gola mbaroi ndeshja Shkupi – Vardar, nesër do të luhet derbi shqiptar i kësaj jave

Sot filluan ndeshjet e javës së katërt në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Në Manastir, Shkupi si “vendas” u përball me Vardarin, duke pësuar humbje me rezultat 2-4, transmeton Portalb.mk.

Shkupi që nga minuta e parë ishte në epërsi, 1-0, por pastaj ekipi i Vardarit e kthehu rezultatin në 1-2. Deri në fund të pjesës së parë, të dy ekipet shënuan edhe nga një gol për rezultat 2-3. Në fund të pjesës së dytë, Vardari arriti të përfundon ndeshjen edhe me një gol, 2-4.

Nesër do të luajë Bashkimi i Kumanovës kundër Strugës dhe Arsimi kundër Sileksit. Të dy ndeshjet do të fillojnë prej orës 16:30.

Të dielën do të luhen tri ndeshjet tjera të kësaj jave. Rabotniçki do të pret Shkëndijën, Tikveshi do të luan kundër Akademia Brerës, ndërsa Makedonija Gj.P. kundër Pelisterit.

Shkupi nga katër ndeshje, nuk ka arritur të fiton asnjë pikë. Tani në krye të tabelës gjendet Vardari me dhjetë pikë nga katër ndeshje, e ndjekur nga Struga dhe Sileksi që kanë nëntë pikë nga tri ndeshje. Shkëndija ka shtatë pikë nga tri ndehje, ndërsa Arsimi vetëm dy pikë në tri ndeshje.

Ndryshe, KF Shkupi ndeshjet vendase është duke i luajtur jashtë stadiumit të tyre në Çair, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vlerësuar se ky stadium nuk i plotëson kushtet, duke përfshirë edhe mungesën e kushteve për zbatimin e sistemit VAR.  Më 18 gusht ata deklaruan se punimet për sistemin VAR do të përfundojnë së shpejti, ashtu që ndeshja e radhës si vendas do të luhet në stadiumin e tyre në Çair.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF StrugaStadium(e)