Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri është i vendosur se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore. Që të realizohet procesi, nëse ka nevojë, do të përfshihen, siç paralajmëroi edhe punonjësit nga MASH-i, raporton MIA.
Shaqiri edhe një herë ka bërë thirrje që të presin marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Miratimi i një zgjidhjeje sistematike, sipas tij, është shumë i rëndësishëm.
“Të realiziohet matura shtetërore dhe të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe më pas edhe sindikatat e tjera të komunikojnë me institucionet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të degëve. Duhet të ketë provim të maturës shtetërore më 27 maj. MASH u përfshi në procesin e zgjidhjes së problemit. Për nesër është paralajmëruar një mbledhje e re e sindikatës. Nëse nesër do të gjejnë zgjidhje, do të pres që drejtori i Qendrës shtetërore të provimeve të bëjë kërkesë për sigurimin e punonjësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës vetëm nëse provimi i maturës shtetërore përfundon deri në afatin, më 27 maj”, theksoi ministri. në daljen e sotme në TV Sitel.
Ndryshe, të pasuksesshme janë bisedimet për rritjen e pagave të punonjësve në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QShP), ndërsa greva vazhdon. Ata theksojnë se tashmë është e pamundur të realizohen provimet e maturës shtetërore në përputhje me datat dhe kjo do të thotë zgjatje e kohës në të cilën do të publikohen rezultatet. Emilia Boshkovska, kryetare e Organizatës Sindikale në QShP, thekson se prolongimi nuk do të jetë më i gjatë.
- LEXO: Rezultatet për maturën shtetërore do të vonohen, QShP: Nëse jemi të parëndësishëm, pse duhet të punojmë 20 orë në ditë
- LEXO: RMV, pa dhënien e maturës nuk ka regjistrim as në universitet brenda vendit as jashtë tij
- LEXO: RMV, do të zhvendoset data e maturës shtetërore nëse deri të premten nuk do të rriten pagat, thonë nga Qendra e Provimeve
- LEXO: RMV, është ndërprerë testimi i 4.500 nxënësve për shkak të grevës për paga më të larta në Qendrën Shtetërore të Provimeve
- LEXO: RMV, një pjesë e të punësuarve të Qendrës Shtetërore të Provimeve kërcënojnë se nuk do të ketë maturë shtetërore nëse nuk u rriten pagat
- LEXO: RMV, Qendra Shtetërore e Provimeve ka hyrë në grevë
[…] LEXO: Më 27 maj do të ketë maturë shtetërore, i vendosur ministri Shaqiri […]