Mbi 24 milionë denarë tjera për pastrimin e deponisë në OHIS

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 27-të ka vendosur të shpenzojë edhe 24 435 000 denarë tjera për pastrimin e deponisë në OHIS. Mbetjet e kësaj deponie dërgohen në Francë, ndërsa dheu i kontaminuar në Gjermani, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë, shteti përmbush obligimet për sigurimin e mjeteve në nivel vjetor, në përputhje me vendimin e Qeverisë nga viti 2013, për të cilin u zotua se me ndarjen graduale të mjeteve do të mbështes eliminimin e materialit të kontaminuar nga rrethi i fabrikës OHIS”, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria sqaroi që këto mjetet do të transferohen në llogarinë e Fondit Multipartner për ambient jetësor. Planifikohet edhe heqja e 300 ton mbetje HCH me përqendrim të lartë dhe 1500 ton tokë të kontaminuar me izomere HCH.

“UNOPS-i është përgjegjës për administrimin e fondeve nga ky fond si agjenci zbatuese, e cila gjithashtu ka detyrimin të mobilizojë fonde shtesë për rehabilitimin e plotë të landfillit të vogël dhe gjetjen e zgjidhjeve për landfillin e madh, gjë që thuhet në marrëveshjen për ngritjen e fondi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe UNOPS-it”, njoftoi Ministria.

Përkujtojmë që pastrimi i deponisë së vogël bahet në katër pjesë, ashtu që LOT 1 ka filluar në shtator 2021, LOT 2 në qershor 2022, LOT 3 në qershor të vitit 2023, ndërs LOT 4 në mars të vitit 2024.

Ndryshe, në qershor të vitit 2024 ka përfunduar pastrimi i katërt i deponisë së vogël të lindanit në OHIS. Në periudhën mars-qershor u gërmuan 450 ton mbetje HCH dhe 250 ton dhe të kontaminuar me lindan. E gjithë sasia është e paketuar në fuçi të specializuara në të cilat do të transportohet për shkatërrim përfundimtar.

Deponia e vogël e lindanit përmban rreth 13,000 tonë, ndërsa deponia e madhe besohet se përmban rreth 50,000 ton lindan. Gjithashtu, deponia në qytetin e Pelenicës afër Draçevës përmban gjithashtu sasi të mëdha të mbeturinave të rrezikshme, rreth 40,000 tonë HCH të pastër dhe 6,500 tonë të tjera të përziera, së bashku me mbeturinat e një fabrike qelqi.

EkologjiInspektorati komunal ekologjikInspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (Ekologjik) RMVIzet MexhitiLindani në OhisMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Mjedisi jetësorOHISQeveria e Maqedonisë së VeriutTaksa ekologjike