MASh ka dalë me përgjigje për pyetjet më të shpeshta gjatë aplikimit për të drejtën e mbështetjes financiare për nxënësit dhe studentët. MASh njofton se afati i aplikimit është prolonguar dhe zgjat deri të hënën më 25.12.2023, transmeton Portalb.mk.
- Prindërit/kujdestarët të cilët janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar nga shteti, gjatë aplikimit për ushtrimin e të drejtës së mbështetjes financiare për fëmijët e tyre – nxënësit, si dëshmi për mjetet të cilat i fitojnë, dorëzojnë vetëm Aktvendim për marrjen e ndihmës minimale të garantuar të lëshuar nga Qendra për Punë Sociale
- Prindërit/kujdestarët të cilët nuk janë të mardhënie pune, nuk janë të obliguar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim, por duhet të dorëzojnë pasqyrën e të gjitha llogarive personale rrjedhëse të muajit të kaluar si dëshmi se nuk ka të ardhura në bazë të pagës (nëqoftëse nuk dorëzojnë Aktvendim për marrjen minimale të garantuar në të holla).
- Prindërit/kujdestarët të cilët nuk zotërojnë llogari rrjedhëse, japin deklaratë të shkruar me dorë se nuk zotërojnë llogari rrjedhëse dhe NUK DUHET të jetë e vërtetuar në noter. Pastaj ministria realizon mbikëqyrjen e të dhënave.
- Për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk janë të martuar, njoftojmë se deklaratën e plotëson vetëm prindi të cilit i është dhënë e drejta e kujdestarisë me Vendim të gjykatës, pa dorëzuar pëlqimin me shkrim të prindit tjetër. Kjo vlen edhe për fëmijët nga bashkimet jashtëmartesorë, vetëm njëri prind dorëzon deklaratë dhe të dhëna.
- Të drejtën e mbështetjes financiare prej 1.200 denarë për nxënësit e shkollave fillore, gjegjësisht 1.800 denarë për nxënësit e shkollave të mesme e kanë edhe nxënësit e shkollave private të cilët kanë verifikim për punë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Studentët për realizuar të drejtën e kompensimit financiar të transportit aplikoni në mënyrë elektronike, afati i fundit është 25.12.2023:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se studentët që aplikojnë për realizimin e të drejtës për kompensim financiar për mbulimin e pjesës së shpenzimeve të transportit ndërqytetës, aplikojnë vetëm në mëyrë elektronike përmes portalit.e-uslugi,mon.gov.mk.
Studentët duhet të bashkëngjisin vërtetim për student të rregullt në universitet shtetëror; Certifikata e shtetësisë; letërnjoftimin ose dokument tjetër identifikimi; faturën e transaksionit dhe dëshmin e shumës së biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit. Si dëshmi , duhet të dorëzohet foto e biletës mujore, llogari fiskale ose “print screen” e çmimeve të publikuara në faqen e internetit të transportuesit. Aplikimi/deklarata NUK BASHKANGJITET