Maqedonia e Veriut rreth 30 përqind të energjisë që e ka konsumuar e ka importuar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor është konsumuar më shumë energji sesa është prodhuar, për çka vetëm 70.2 përqind e energjisë së konsumuar është prodhuar në vend, transmeton Portalb.mk.

“Në dhjetor të vitit 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 789 741 МWh energji elektrike, 38.762 mil. nm3 gaz natyror, 379 630 ton qymyr dhe 92 282 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 98.4 përqind e qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Në termocentrale është prodhuar 43.8 përqind e energjisë elektrike, në hidrocentrale 24.8 përqind, në termocentralet e kombinuara 24.2 përqind, në turbinat e erës 4.1 përqind, në panele solare 2.2 përqind, ndërsa 0.9 përqind te centralet me bimët e biogazit.

 

Efikasiteti energjetikElektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) (ELEM)EnergjetikëEnergjia elektrike - rrymaEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (Ekologjik) RMVKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Komuniteti i Energjisë (BE)Kriza energjetikeLigji për EnergjetikëMinistria e EnergjetikësMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Mjedisi jetësorNdotja e ajrit - ajër i ndoturNdotja e tokës mbeturinaqymyr