Maqedonia e Veriut për një vit ka shpenzuar 10.5 miliardë denarë për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 është regjistruar rritje e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Kostot totale për mbrojtjen e mjedisit gjatë vitit 2024 janë më të larta për 18.3% se një vit më parë. Vlera e shpenzimeve të mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2024, është 10 503 523 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rreth 64 përqind e këtyre shpenzimeve kanë të bëjnë me investimet, ndërsa 36 përqind për mirëmbajte.

“Shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, janë të shpërndara si në vijim: në rend të parë janë shpenzimet me ujërat e zeza (32.7 %), pastaj shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (29.0 %) dhe menaxhimi me mbeturina (23.7 %)”, raportoi Enti.

EkologjiInspektorati komunal ekologjikInspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (Ekologjik) RMVMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Mjedisi jetësorNdotja e ajrit - ajër i ndoturNdotja e tokës mbeturinaTaksa ekologjike