Maqedonia e Veriut ka arritur të prodhon energji aq sa nuk ka pasur nevojë të importon

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është prodhuar sasi e energjisë, aq sa e mbulon gjithë sasinë e konsumuar brenda atij muaji, ashtu që nuk ka importuar energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.8 % e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Sasia më e madhe e energjisë është prodhuar te temrocentralet (30.8 %), hidrocentralet (29.5 %), temorcentrat e kombinuara (29.3 %), panelet solare (6.3 %), turbinat e erës (2.9 %) dhe centralet e biogazit (1.2 %).

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, në korrik 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 446 827 МWh energji elektrike, 29.721 mil. nm3 gaz natyror, 290 582 ton qymyr dhe 103 770 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndryshe, ndotja me dioksid të sulfurit, pluhur dhe okside të azotit nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor vazhdoi edhe në vitin 2023, tregon kështu raporti i fundit Comply or close“ i publikuar nga Bankwatch.  Në vitin 2023, gjashtë vjet pas hyrjes në fuqi të rregullave për kontroll të ndotjes përmes Marrëveshjes për Komunitetin Energjetik, ndotja me dioksid të sulfurit nga termocentralet me qymyr në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi vazhdoi të ishte për 5,7 herë më e madhe se nivelet e lejuara, që paraqet një hap prapa krahasuar me vitin 2022 kur ishte për 5,6 herë mbi nivelin e lejuar.

Ndryshe, çdo e nënta vdekje e të porsalindurve në Maqedoninë e Veriut, është pasojë e ajrit të ndotur. Prej vitesh, ky vend është ndër të parët në Evropë sa i përket ajrit të ndotur, por vetëm 0.8 për qind e buxhetit ndahet për mjedisin.

 

 

EnergjetikëEnergjia elektrike - rrymaKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Kriza energjetikeLigji për EnergjetikëTermocentral(e)Termocentrali REK - TEC Manastir